Ballina Top Lajm ANALIZA: Ç’ndodhi në tregje? Ja tërmetet e fundit të ekonomisë globale

ANALIZA: Ç’ndodhi në tregje? Ja tërmetet e fundit të ekonomisë globale

Në dy ditët e fundit i kemi parë disa lëvizje sinjifikative të tregjeve globale të aksioneve.

Këto lëvizje, pa mëdyshje, të japin përshtypjen që jemi në prag të ndonjë krize të re.

Sidoqoftë, kjo përshtypje vjen vetëm në kontekst të qetësisë që ka mbretëruar në tregje në vitet e kaluara.

Në aspekte fundamentale makroekonomike, nuk ka shumë substancë për ta justifikuar këtë lloj dyndje të tregut.

Nuk kemi ndonjë ndryshim fundamental në politikat ekonomike, inflacioni në tregjet e zhvilluara është po ai i njëjti si gjatë javëve dhe muajve të kaluara.

Rritja globale është në përputhje me trendin dhe rritja e BPV (Bruto Produktik Vendor – GDP) është plotësisht konsistente me rritjen e të ardhurave globale, rreth 10 për qind.

Sentimente të krijuara dhe një lloj senzacionalizmi mediatik qëndrojne më së shumti pas këtyre lëvizjeve të ditëve të fundit e jo domosdoshmërisht faktorë fundamental ekonomik.

Sidoqoftë, këto lëvizje negative në tregjet e aksioneve, në qoftë se vazhdojnë, mund të kenë ndikime ekonomike në të ardhmen. Ndikimi më i madh mund të ndodhë përmes efektit të pronës së kapitalit. Një humbje e prekshme në kapital mund të ketë ndikim në aktivitetet e konsumatorëve dhe rënies së konsumit.

Një kundërpeshë ndaj kësaj është ndikimi i tregut të punës, i cili këto ditë eshtë tejet i shëndoshë në tregjet e zhvilluara.

Një punë e sigurt ka një peshë dukshëm më të madhe se humbjet e mundshme në tregjet e aksioneve. Kjo pasi që ata qytetarë të cilët kanë investuar në tregjet e aksioneve, vetëm pjesërisht e kanë të investuar kapitalin në tregjet e aksioneve.

Pjesëmarrja në këto tregje është e gjërë, por jo edhe e thellë (në krahasim, për shembull, me pjesëmarrjen në tregjet e kriptovaluatave, ku një numër relativisht i vogël i pjesëmarrësve kanë hyrë me sasi të konsiderueshme të kapitalit, shpesh edhe duke «investuar» të gjithë kapitalin e tyre).

Padyshim se niveli i lartë i çmimeve në tregjet e aksioneve në dhjetor të vitit 2017 dhe janar të vitit 2018 ishin në një pjesë të madhe pasojë e stërblerjes së aksioneve.

Tepër kapital është futur në treg në një kohë shumë të shkurtër. Ka edhe shumë faktorë tjerë për ta shpjeguar rrokullisjen e këtyre ditëve të fundit.

Mirëpo është me rëndesi të kuptohet që tregjet e aksioneve nuk janë domosdoshmërisht reflektimi më i mirë i ekonomisë reale.

Zhvillimet e qëndrushme, barazia sociale dhe punësimi janë indikatorë më të vlefshëm dhe të dëshiruar.(Pregatiti Alban Nezati)

@tn.lajmelokale
@tetovanews