Ballina Argëtim Kuriozitete Historia e krijimit të Bitcoin, si u zhduk personi që krijoi valutën...

Historia e krijimit të Bitcoin, si u zhduk personi që krijoi valutën dixhitale

Gjatë festave të Halloween të vitit 2008 dikush me emrin Satoshi Nakamoto kishte dërguar një email me një listë të shkruar në formë letre akademike për monedhën e quajtur ‘peer-to-peer’.

Ai quhej Nakamato, skemen të cilën e propozoi ai nuk ishte e njohur në qarqet e kriptografisë, ani pse kriptografët e tjerë kishin propozuar skema të ngjashme me parë si Bitcoin.

Dy muaj më vonë, Nakamato njoftoi lëshimin e softuerit të parë të Bitcoin, duke dëshmuar se ajo ishte më shumë se një ide. Shumë njerëz filluan me shkarkimin dhe përdorimin e softuerit.

Në ditët e para Bitcoin ishte përdorur pothuajse ekskluzivisht nga kriptografia ‘geeks’. Atë kohë, në startin e tij një Bitcoin shitej më pak se një qindarkë. Por gradualisht shkonte e rritej.

Bitcoin doli pas krizës financiare të vitit 2008 kur disa njerëz të tregut të lirë shqetësoheshin për përpjekjet e Rezervës Federale, ka shkruar Wired, njofton insajderi.

Nakamoto u zhduk nga interneti para se Bitcoin të tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme tek njerëzit. Ai e dorëzoi kontrollin e projektit tek një kontribuues i quajtur Gavin Andresen ne dhjetor të viti 2010 dhe menjëherë u zhduk na forumi publik i Bitcoin. Deri më sot, identiteti i Nakamatos mbetet një mister.

@tn.lajmelokale
@tetovanews