Ballina Aktualitet Kultura ‘Kadare dhe regjimi Komunist’/ Ngjela: Tre kryeministra shqiptarë janë vizituar tek psikiatri...

‘Kadare dhe regjimi Komunist’/ Ngjela: Tre kryeministra shqiptarë janë vizituar tek psikiatri italian…

Avokati Spartak Ngjela, duke folur në promovimin e librit “Kadare dhe regjimi Komunist”, një botim i “UET-Press” në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Letrave Shqipe “Kadare”, tha se, libri “Dimri i Vetmisë së Madhe” është një përplasje mes sovranit të letrave dhe të shtetit.

Ai thotë se hedh poshtë gjithë ata që thonë se, përmes këtij romani shkrimtari ka ngritur figurën e Enver Hoxhës.

Sipas Ngjelës, romani ka dashur të përmirësojë shtetin, por nuk ia ka arritur të përballë diktatorit skizofren, duke kaluar në ironinë e tregimit të një episodi, kur Enveri ka udhëtuar në për në Francë në Konferencën e Paqes, ka pasur halucinacione dhe ka qëndruar në Bari te psikiatri më i madh i Barit.

Ai e vizitoi dhe i tha shoqëruesit: “Ore nuk keni ndonjë kryeministër që nuk është skizofren se ky është i treti dhe ia përmendi me emra”.

I pari ishte Sulejman Delvina, i dyti Zogu dhe i treti Enver Hoxha, po të ishte gjallë do të ishin edhe këta të dy, Saliu me Ramën…

@tn.lajmelokale
@tetovanews