Ballina Shëndeti Kështu mund t’i shëroni buzët e plasaritura

Kështu mund t’i shëroni buzët e plasaritura

Buzët tona janë shumë të buta pasi nuk kanë melanin dhe për këtë arsye janë shumë të ndjeshme, transmeton Klan Kosova.

Shtresa e jashtme e buzëve është jashtëzakonisht e hollë dhe nuk ka gjëndra dhjamore për të mbrojtur buzët, ato kanë tendencë që të plasariten deh çahen.

Ja ku keni disa këshilla që funksionojnë me të vërtetë për t’i dhënë buzëve tuaja pamjen që kërkoni.

Hidratojini

Një nga arsyet kryesore të çarjes së buzëve është dehidratimi. Kur buzët tuaja çahen në fakt janë duke ju thënë se janë të etura. Sigurohuni që të pini shumë ujë gjatë ditës.

Mbajini të buta
Të kesh një zbutës të mirë buzësh është thelbësore për buzë të lumtura. Dhe zbutësit më të mirë janë ata pa kimikate dhe me përbërës natyralë si vaj kokosi, gjalpë shea, dyllë blete, etj. Sigurohuni ta vendosni zbutësin direkt pasi të keni larë fytyrën, në mënyrë që ti jepni buzëve tuaja hidratimin e nevojshëm pas larjes.

Mos i lëpini buzët
Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete.

Hani perime
Sipas një studimi, aciditeti i lartë në trup mund të shkaktojë plasaritjen e buzëve dhe konsumimi i perimeve rregullon nivelin e Ph-së. Shmangni ushqimet pikante dhe të kripura. Ato mund të irritojnë buzët dhe shkaktojnë inflamacion, që do ngadalësojë procesin e shërimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews