Ballina Argëtim Kuriozitete Njihuni me “Corbellati”, makinën më të shpejtë në botë, arrin 500 km/...

Njihuni me “Corbellati”, makinën më të shpejtë në botë, arrin 500 km/ h

Corbellati Missile mund të jetë makina më e shpejtë në botë. Ajo pritet të lërë pas “bishat” si Bugatti apo Koenigsegg, të cilat konsiderohen si sot makinat më të shpejta.

Corbellati është një markë e re italiane, me seli në Tenerife të Spanjës, që do të debutojë në Sallonin e Gjenevës (8-18 mars) me një supermakinë që premton performancë të jashtëzakonshme.

E hapur dhe me një pamje si makinat e viteve ’60, motori i fuqishëm V8 prej 9 litrash dhe 1800 kuaj fuqi i Corbellati Missile do të mundësojë që të arrihet shpejtësia e jashtëzakonshme prej 500 km/h.

@tn.lajmelokale
@tetovanews