Ballina Shëndeti Këshilla Receta magjike e kinezit më të pasur: Si duhet ta përdorni kohën...

Receta magjike e kinezit më të pasur: Si duhet ta përdorni kohën për të qenë gjithnjë fitues

Jack Ma, president dhe themelues i platformës tregtare elektronike Alibaba, ka zbuluar disa nga sekretet e suksesit para një grupi të rinjsh të ftuar në takimin e përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror në Davos (Zvicër).

Dikur, ai që tani është njeriu më i pasur i Kinës, konkurroi në më shumë se 30 vende pune dhe u refuzua në të gjitha rastet. Në një rast madje ishte mes 24 personave të intervistuar për një punë në KFC dhe 23 vetë u pranuan. “Unë isha i vetmi i refuzuar”, kujton ai.

Më besoni se, sot në jetë nuk është aq e rëndësishme ajo që kemi arritur, por “sa ditë të vështira dhe gabime kemi kaluar”. Prandaj nëse do të kesh sukses, mëso nga gabimet e të tjerëve, jo nga historitë e suksesshme”, mendon ai.

Biznesmeni gjithashtu renditi aspektet në të cilat, sipas tij, duhet të përqendrohen të rinjtë në dekada të caktuara të jetës së tyre, në mënyrë që të jenë të suksesshëm.

  • Kur jeni 20 – 30 vjeç, duhet të keni “një shef të mirë dhe t’i bashkoheni një kompanie të mirë për të mësuar se si t’i bëni gjërat siç duhet”, këshillon manjati.
  • Kur të jeni 30 – 40 vjeç “nëse doni të bëni diçka vetë, thjesht bëjeni”, sepse “ia lejon vetes humbjen dhe dështimin”. Megjithatë duhet të filloni të mendoni që stabiliteti, familja dhe brezat e ardhshëm duhet të jenë prioritet.
  • Kur të jeni 40 – 50 vjeç, “duhet të bësh ato gjëra ku ndjen se je i mirë në vend që të zhyteni në një fushë të re në vitet e fundit të karrierës suaj”, sugjeron miliarderi.
  • Kur të jeni 50 – 60 vjeç, “kushtojini kohë trajnimit të të rinjve, brezit të ardhshëm”.
  • Kur të jeni mbi 60 vjeç “është më mirë të qëndroni me nipërit tuaj”, përfundon ai.

o.j/dita

@tn.lajmelokale
@tetovanews