Ballina Aktualitet Lajme Rrëfen djaloshi shqiptar: Pas fejese zbulova se ajo kishte patur të dashur...

Rrëfen djaloshi shqiptar: Pas fejese zbulova se ajo kishte patur të dashur atë që kam…

Një djalë thotë se sapo i ka dhënë fund fejesës me vajzën që dashuron, pasi kjo e fundit ka patur një histori të me armikun e tij më të madh.

“Më në fund u fejova me vajzën që doja me gjithë shpirt. Por gjërat nuk shkuan mirë.

Them më në fund, pasi familja e saj nuk ishte dakord, sepse donin që ajo të përfundonte universitetin një herë dhe pastaj të krijonte familje. Vajzën në fjalë e njoha në Facebook, u takuam, dolëm, u lidhëm dhe pas 1 vite lidhje vendosëm t’i bënim gjërat zyrtare. Por kot nuk thonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe pse jam kuksian unë e tolerova që ajo kishte patur një histori para meje. Ama nuk më kishte thënë kush ishte ky person. Marr vesh nga njerëzit që ajo ka qenë e lidhur disa muaj me armikun tim. Them armik sepse ai tipi dikur ka plagosur me thikë kushëririn tim për një sherr ordiner.

Ne hak nuk kemi marrë, ama nuk e durova dot faktin që ai ka prekur të fejuarën time. Kështu që edhe pse e desha shumë atë vajzë e ndava. Ajo më lutet, por unë e kam ndarë mendjen. Sepse e njoh veten dhe kurrë nuk do ta kaloj dot këtë situatë. Zemra më dhemb për të, por mori fund. Më paragjykoni sa të doni, por ajo e dinte historinë e familjes time dhe rrinte nuk bënte zë. Unë edhe me fëmijë do ta ndaja kur ta mësoja të vërtetën. Tung”, shkruan ai.

Artikulli paraprakNga Sun Tzu tek Makiaveli, udhëtim në rrënjët e “pushtetit të padukshëm”
Artikulli tjetërZviceranët me çdo kusht e kërkojnë pulëpjekësin shqiptar në Zvicër, që e ka ndërruar vendin