Ballina Argëtim Kuriozitete Ryan Pirce dhe Andrew Miller përdorin mbetjet nukleare për krijimin e valutave...

Ryan Pirce dhe Andrew Miller përdorin mbetjet nukleare për krijimin e valutave të sigurta digjitale

Zhvilluesit e valutave digjitale Zcash përdorën mbeturina radioaktive nga një central bërthamor sovjetik në Çernobil të Ukrainës për të krijuar një sistem të sigurt të valutave digjitale.

Ryan Pirce dhe Andrew Miller përdorën grafit radioaktiv, të marra nga një vend ku një katastrofë e madhe bërthamore ndodhi në vitin 1986, për të prodhuar rrezatim gama dhe beta me intensitet të ulët.

Ky rrezatim u përdor për të gjeneruar numra të rastësishëm që do të përdoreshin për të krijuar parametrat kriptografikë të Zkesh.
I gjithë “veprimi” është kryer gjatë një fluturimi në një aeroplan të vogël privat, i cili, për arsye sigurie, fluturoi në një lartësi prej rreth 1.000 metra mbi shtetet amerikane të Illinois dhe Wisconsin. Ata donin të ishin plotësisht të sigurt se kodi i përdorur për të krijuar Zkesh nuk “do të thyhej” në asnjë mënyrë.

Zkesh aktualisht ndodhet në pozitën 26 për nga vlera e valutave digjitale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews