Ballina Diaspora Shtetasit maqedonas i kërcënohet dëbimi nga Zvicra, ja përse ?!

Shtetasit maqedonas i kërcënohet dëbimi nga Zvicra, ja përse ?!

Një audio incizim nga xhamia An`Nur në Winterthur të Zvicrës, si duket ka rënduar akuzat ndaj të dyshuarve. Katër nga nëntë personat e akuzuar, gjatë shqiptimit të dënimit mund të dëbohen nga Zvicra. Dënimet e kërkuara nga Prokuroria janë midis 30 dhe 35 muaj.

Në mesin e më të rrezikuarve për dëbim janë imami nga Libia A. E., kryetari i atëhershëm tunezien i xhamisë O. N. si dhe një shteas afgan dhe një nga Maqedonia.

Të akuzuarit e tjerë sipas informatave të gazetës «Landboten» kanë shtetësi zvicerane, në mesin e të cilëve edhe djali i imamit, me përjashtim të një të riut, përcjellë Shtegu.com. Grupi dhjetanëtarësh është i dyshuar se ka arrestuar, rrahur dhe keqtrajtuar dy persona bashkëbesimtarë në xhaminë tani më të mbyllur An’Nur në Winterthur-Hegi.

Pas ngjarjeve të shumta në këtë xhami, ka pasur akuza dhe kundërakuza të ndryshme. Sipas burimeve mirë të informuara të gazetës në fjalë, të akuzuarit kanë dhënë deklarata kontradiktore. Por, tani hetuesit presin që audoi incizimi të zbulojë shumë gjera.

Gjykata rajonale e Winterthurit është në shqyrtim e sipër të akuzës ndaj të dyshuarve. Termini i porcesit gjyqësor pritet të mbahet muajve të ardhshëm. Nëntë të akuzuarit do të mbrohen me avokat të veçantë. (Shtegu.com)

@tn.lajmelokale
@tetovanews