Ballina Aktualitet Lajme Thënie për Zotin nga disa persona të njohur të Hollywood-it. Duhet t’i...

Thënie për Zotin nga disa persona të njohur të Hollywood-it. Duhet t’i lexoni!

“Mamaja më thoshte gjithmonë se njerëzit të japin çmime, kurse Zoti të jep shpërblime. Nuk më duhet më një trofe”. – Denzel Washington

“Unë ia jap gjithë adhurimin Zotit. Është një situatë shumë reciproke. Unë i dërgoj Atij adhurime dhe Ai më sjell mua bekime”. – Gabby Douglas

“Si mund të mos besojmë, teksa shohim se si Zoti i ka ndërtuar trupat tanë? Ai dëshironte të kishim jetë dhe të jetonim me gjithë potencialin tonë”. – Candace Bure

“Nuk ka rëndësi nëse një milion njerëz të thonë se çfarë nuk mundesh ta bësh dot, ose nëse dhjetë milionë njerëz të thonë “jo”. Nëse ti merr një “po” nga Zoti, ajo është gjithçka që të duhet”. – Tyler Perry

“Ti mund të thuash se sa beson se Zoti të do, apo se sa shumë beson tek Ai, nga sa shpesh lutesh”. – Rev Run

“Dua të falenderoj Zotin për gjithë fitoret dhe çmimet që kam marrë këtë vit si një futbollist. Mbi të gjitha, unë kam marrë dy shpërblime. I pari është djali im që do të lindë së shpejti. Shpërblimi tjetër është trofeu nga Fifa, të cilin dua t’ia dedikoj Zotit”. – Ricardo Kaka

“Është e habitshme se si shumë njerëz vijnë dhe më thotë, “Chuck, ti je njeriu më me fat në botë që je një kampion në karate dhe një yll i filmave dhe televizionit”. Kur më thonë kështu, unë buzëqesh sepse fati nuk ka lidhje fare; Zoti ka të bëjë me të gjithë këtë gjë”. – Chuck Norris

“Nuk e di se çfarë do të më sjellë e ardhmja, por e di se kush e ka në dorë të ardhmen time”. – Tim Tebow

“Dhimbja të jep karakter. Karakteri të jep shpresë dhe shpresa nuk të zhgënjen”. – Jeremy Lin

“Edhe pse detyra ime është të jem aktor, unë jetën time ia kam dhënë Zotit”. – Angus T. Jones

@tn.lajmelokale
@tetovanews