Ballina Shëndeti Uji dhe shëndeti

Uji dhe shëndeti

Uji është i domosdoshëm për jetë, por po ashtu përmirëson shëndetin, kondicionin, por edhe pamjen tuaj. Trupi ynë ka nevojë për ujë, sepse ai përbën 92 për qind të gjakut, 22 për qind të eshtrave, 75 për qind të trurit, dhe 75 për qind të muskujve.

Uji është pjesë përbërëse e shumicës së qelizave në trupin tonë, pjesës më të madhe të sistemeve tona të gjakut dhe limfatik, dhe njëkohësisht e bart ushqimin dhe oksigjenin në qeliza, dhe largon materiet e dëmshme.

Është i rëndësishëm në pastrimin e veshkave për t’u liruar nga materiet toksike. Ndihmon në balancimin e elektroliteve tona të cilat ndihmojnë për të kontrolluar tensionin e gjakut, lag sytë, gojën dhe rrugët nazale, transmeton Koha.net. Uji freskon trupin tonë kur është nxehtë dhe e izolon nga i ftohti. Absorbon shokun për t’i mbrojtur organet trupore. Ka rol të rëndësishëm në lubrifikimin e nyjave dhe është pjesë e gjakut, djersës, lotëve dhe pështymës sonë.

Nëse e konsumoni ujin në sasi të mjaftueshme mund të përmirësoni gjendjen shëndetësore dhe mirëqenien tuaj. Ai ndihmon për ta mbajtur vëllimin e gjakut duke e ruajtur forcën tuaj. Me hidratim të drejtë përmirësohet koncentrimi dhe koha e reagimit, veçanërisht gjatë ushtrimeve.

Mund të ndihmojë në zvogëlimin e problemeve me stomak të shkaktuara me ilaçet e koncentruara. Ndihmon në largimin e natriumit të tepërt i cili mund të çojë deri te largimi i lëngjeve nga trupi.

Uji po ashtu ndihmon dhe mbron nga një varg sëmundjesh, mund të përmirësojë pamjen tuaj dhe të ndihmojë në humbjen e peshës trupore, përcjell Koha.net. Sa ujë na nevojitet gjatë ditës? Sasia e ujit të cilën duhet ta konsumojmë varet nga disa gjëra: madhësia e trupit tuaj, aktiviteti juaj fizik, madje edhe nga klima – pasi që varësisht nga klima trupi juaj kërkon të nxehet ose të ftohet.

Një person mesatarisht duhet të konsumojë mes 1,5 dhe 2,5 litra ujë çdo ditë për të kompensuar lëngjet trupore të cilat trupi i humb gjatë ditës me procese natyrore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews