Ballina Aktualitet Lajme 500 euro për zëdhënës në një ndërmarrje qeveritare

500 euro për zëdhënës në një ndërmarrje qeveritare

Ndërmarrje publike për rrugë shtetërore kërkon këshilltar për marrëdhënie publike apo zëdhënës, i cili do të jetë i punësuar në kohë të caktuar, gjegjësisht deri në fund të vitit. Oferta për këtë vend pune është rroga prej 33 mijë denarëve apo mbi 500 euro. Por siç mëson INA nga burime qeveritare, në këtë pozicion veçmë ka të punësuar, por është hapur konkursi për çështje formale.

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune tre vjeçare, arsimim siç shkruhet nga sfera e shkencave juridike, shkencave politike apo letërsi, ndërsa nuk përmendet gazetaria. Po ashtu kërkohet që të ketë njohje të njërës prej tre gjuhëve të huaja (anglisht, frengjisht ose gjermanisht) , por edhe kushtet e tjera. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews