Ballina Aktualitet Lajme “ADMINISTRATORËT E SHTËPIVE” DO TË SISTEMATIZOHEN SË SHPEJTI

“ADMINISTRATORËT E SHTËPIVE” DO TË SISTEMATIZOHEN SË SHPEJTI

Është miratuar plani për sistematizim e 958 administratorëve, të cilët që nga viti 2008 janë punësuar e kurse kanë ndenjur në shtëpi. Zyrtarët qeveritarë kanë dhënë shpjegime sot për këtë çështje, duke shpjeguar se këta administratorë do të sistematizohen së shpejti.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, deklaroi se deri tash janë sistemuar 958 administratorë nga 1600 sa janë në total.

“Të premten do të publikojmë raportin e plotë se sa njerëz janë të punësuar në administratën publike. Administratorët do të sistemohen, nëse ata nuk pranojnë që të punojnë atëherë ne do t’ju falënderohemi për kontributin e dhënë”, deklaroi Mançevski.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Hazbi Lika deklaroi se ky plan është miratuar në mënyrë unanime. “Sistematizimi është bërë në pajtueshmëri me nivelin e arsimimit dhe nevojës së institucioneve. Jemi munduar që të bëjmë harmonizim të plotë ndërmjet kapacitetit profesional të administratorëve dhe asaj për çfarë kanë nevojë institucionet”, deklaroi zëvendëskryeministri Lika. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews