Ballina Aktualitet Lajme BE i jep Kosovës deri në 20 milionë euro nëse deri në...

BE i jep Kosovës deri në 20 milionë euro nëse deri në qershor miraton një pako ligjesh

Kosova rrezikon t’i humbë miliona euro nëse deri në qershorin e këtij viti nuk miraton 3 ligje që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, Kosova duhet që deri në qershorin e këtij viti t’i miratojë, raporton KTV.

Mirëpo, zhvillimet e fundit politike në vend kanë ngjallur shqetësime te shoqëria civile.

Ata thonë se shtyrja e miratimit të këtyre ligjeve, nëse vendi eventualisht do të shkojë në zgjedhje, do të ketë pasoja afatgjate për vendin.

Visar Rushiti nga Demokracia Plus thotë se përpos ligjeve është paraparë edhe kalimi i disa agjencive nga përgjegjësia e Kuvendit tek ajo e qeverisë.

Burime të KTV-së brenda institucioneve ndërkombëtare, kanë shprehur shqetësimin se qeveria në ligjin për pagat është duke i rritur pagat në të gjithë sektorët dhe të njëjtit do të mund të shkaktonin probleme në buxhet.

Mirëpo, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë ligj nuk do të bëhet pa pajtimin edhe të FMN-së.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha ligjet që janë pjesë e kësaj pako do të kenë kosto buxhetore.

Bashkimi Evropian i kishte dhënë qeverisë afat deri në nëntorin e vitit të kaluar që të miratonte këto ligje, por kryeministri Haradinaj kishte vendosur që të mos i merrte të njëjtat për bazë, duke i rritur pagat me një vendim.

Nga i njëjti hoqi dorë, pas refuzimit për ndarjen e mjeteve nga ministri i financave dhe pas dërgimit të lëndës në Kushtetuese nga opozita.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kohë që ka kërkuar të bëhet një ligj për paga, si mënyra më e mirë për të parandaluar rritjet e pagave në sektorin publik sa herë që Kosova ka hyrë në procesin zgjedhor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews