Ballina Aktualitet Lajme Boshnjakovski: Opozita të merë përgjegjësinë për pakon e ligjeve reformuese

Boshnjakovski: Opozita të merë përgjegjësinë për pakon e ligjeve reformuese

Është koha që opozita të marrë mbi vete përgjegjësin për pakon e ligjeve reformuese, ka deklaruar sot zëdhënës I qeverisë Mile Boshnjakovski, derisa është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rrjedhën e procesit për realizimin e reformave në gjyqësor për çka nevojiten 2/3 e votave në Kuvned.

Boshnjakovski me këtë rast ka theksuar se grupet e punës të partive politike tanimë po negociojnë për pakon në tërësi të ligjeve, si dhe për mundësin e zhbllokimit të punës së Kuvendit.

Zëdhënësi qeveritarë gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditës është e mundur të mbahet mbledhje e grupit punues për zbatimin e reformave në sistemin gjyqësor, këtë e tha në përgjigjen e pyetjes se vallë ky trup funksionon pas dorëheqjes së ministrit të drejtësisë Bilen Saliji.

Sipas Boshnjakovskit, ministri i drejtësisë në bazë të funksionit është anëtarë i këtij trupi dhe se pas dorëheqjes së tij do të pritet emërimi i ministrit të ri i cili gjithashtu në bazë të funksionit do të jetë anëtarë i trupit punues në fjalë./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews