Ballina Aktualitet Lajme Bullgaria drejt euros, refuzon mbikëqyrjen nga Banka Qendrore Europiane

Bullgaria drejt euros, refuzon mbikëqyrjen nga Banka Qendrore Europiane

Bullgaria po synon të sigurojë rrugëtimin drejt adaptimit të euros këtë vit, megjithatë zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk kanë plane t’i bashkohen unionit bankar të Europës përpara se të zëvendësojnë valutën.

Vendi kërkon të hyjë në mekanizmin e kursit të këmbimit këtë verë, që është sistem parapërgatitës në adaptimin e euros.

Ndërkohë që anëtarësimi në unionin bankar përpara euros mund të zbusë shqetësimet mbi transparencën bankare, në një kohë të skandaleve mbi pastrimin e parasë në Europën Lindore, ky opsion nuk po konsiderohet.

“Bullgaria po përpiqet të fitojë akses në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit (ERM-2), që është hapi i parë në anëtarësimin e njëkohshëm në Eurozonë dhe Unionin Bankar”, deklaroi Ministria e Financave në vend.

Ndërkohë që përpjekja e vendit për t’u bërë vendi i 20 anëtar i Eurozonës ka fituar mbështetje nga liderët në Gjermani dhe Francë, Banka Qendrore Europiane i sheh me shqetësim huadhënësit e vendit.

Njoftimet nga Letonia se banka e tretë më e madhe u mbyll prej akuzave të pastrimit të parasë, ka komplikuar planet e Bullgarisë. Përpjekjet për të vendosur bankat nën mbikëqyrje të Institucionit në Frankfurt kanë ndaluar që prej 2014-ës, kur Qeveria synoi fillimisht t’i bashkohet Mekanizmit të Vetëm të Mbikëqyrjes gjatë krizës më të keqe bankare në 17 vite, shkruan Scan.tv.

Vendi më i varfër për frymë i Bashkimi Europian i përmbush të gjitha kriteret ekonomike për hyrjen në ERM-2.

Valuta vendase, leva, është e fiksuar me euron, borxhi publik është poshtë mesatares së Eurozonës dhe limitit të BE dhe vendi ka një suficit buxhetor. Miratimi është kthyer në çështje të vullnetit politik nga autoritetet e bllokut./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews