Ballina Top Lajm EVROPA NË ALARM, STACIONI HAPËSINOR KINEZ PO BIE DREJT TOKËS: Në vijën...

EVROPA NË ALARM, STACIONI HAPËSINOR KINEZ PO BIE DREJT TOKËS: Në vijën e zjarrit edhe Maqedonia! (VIDEO)

Stacioni hapësinor “Tiengong-1”, i cili peshon 8.5 tonelata, ka shpejtuar rënien e tij të pakontrolluar, kurse përplasja e tij me Tokën mund të ndodh mes 24 marsit dhe 19 prillit, njofton Agjencia Evropiane e Hapësirës, transmeton Tetova News.

“Tiengong-1” u dërgua në orbitën e Tokës në vitin 2011. Stacioni është shfrytëzuar për misione me dhe pa ekuipazh, kurse në histori ka hyrë si vend i misionit të parë në gjithësi i një gruaje astronaute nga Kina.

Qeveria në Pekin gjatë vitit të kaluar njoftoi se kontolli dhe komunikimi me stacionin është humbur dhe se ai do të përplaset me Tokën. Gjatë javëve të fundit “Tiangong” filloi të hyjë në kontakt me pjesë të atmosferës dhe për këtë arsye rënia e tij ka fituar në shpejtësi.

Llogaritet se pjesa më e madhe e stacionit do të digjet në hapësirë, megjithatë, sipas fjalëve të astrofizikantit Xhonatan Mkdauel, pjesë të tij të rënda deri në 100 kg do të bien në Tokë.

Agjencia kineze e hapësirës ka njoftuar Kombet e Bashkuara se “Tiengong-1” do të përplaset me Tokën mes tetorit të vitit 2017 dhe prillit 2018. Gjasat që mbetjet e tij të plagosin ose vrasin dikë janë të vogla, por Pekini ka marrë përsipër që t`i njoftojë Kombet e Bashkuara kur të ndodh rënia përfundimtare.

Kinezët ndjekin me vëmendje lëvizjet e mbetjeve të stacionit hapësinor:

Si vende të mundshme të përplasjes llogariten Franca, Spanja, Portugalia dhe Ballkani./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews