Ballina Aktualitet Lajme Gjendja e rrugëve në vend

Gjendja e rrugëve në vend

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Në aksin rrugor A2 Strugë – VK Qafë Thanë, nga pompa e benzinës KMR deri te vendi i quajtur “Dobra Voda”, f. Frangovë (në gjatësi prej 3 km) rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të gropave nëpër rrugë.

Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat dhe kufizim i shpejtësisë prej 30 km/orë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM paralajmërojmë shoferët të vozisin me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar nëpër vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të lëvizin sipas udhëzimeve nga sinjalizimit të ri të vendosur në rrugë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews