Ballina Aktualitet Lajme KOCIAS: GREQIA NUK DUHET TË FRIKËSOHET NGA KOMPROMISI ME NJË SHTET TË...

KOCIAS: GREQIA NUK DUHET TË FRIKËSOHET NGA KOMPROMISI ME NJË SHTET TË VOGËL

Emri nuk duhet që të ketë elemente irredentiste, duhet të jetë emër me përbërje gjeografike, dhe të kufizon se nuk bëhet fjalë për Maqedoninë greke, këtë e tha shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias gjatë promovimit të librit “Çështja maqedonase” të Nikos Mersos.

Duhet që të gjejmë emër të përbërë që do të reflekton të veçantën dhe pozicionin gjeografik të këtij shteti, kurse në të njejtën kohë nuk do të nënçmoj asnjë nga të dy shtetet, mendon Kocias.

Kocias ka shtuar se kur ka filluar bisedimet i ka thënë negociatorit Metju Nimic se “me dorën në zemër dëshiroj zgjidhje të ndershme” dhe me emër të përbërë me shtesë gjeografike para emrit Maqedonia.

Gjithashtu sipas shefit të diplomacisë greke, marrëveshja duhet që të jetë stabile dhe i përmbajtshëm dhe të rritë besimin ndërmjet të dy vendeve, si dhe shtoi se është e nevojshme që të bëhet kompromis, sepse Greqia nuk duhet që të frikësohet./tv32/

@tn.lajmelokale
@tetovanews