Ballina Diaspora Kush është berberi shqiptar që qeth ish-kryeministrin David Cameron

Kush është berberi shqiptar që qeth ish-kryeministrin David Cameron

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ia ka besuar modelin e flokëve një berberi kosovar. Bëhet fjalë për Valon Sadikun, i cili qeth gjithmonë Cameron.

Siç raportojnë mediat kosovare, Valoni prej vjetësh jeton në Londër, ndërsa në vendin ku punon, shkojnë shumë turistë dhe personazhe të njohura publike.

E si për të ‘vulosur’ aftësitë e shqiptarit, Cameron ka vendosur të bëjë disa fotografi dhe t’i publikojë ato në rrjetet sociale. Cameron ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 2010 deri më 2016, ndërkohë që tashmë është tërhequr nga politika.

Artikulli paraprak“IDEOLOGU I PUTINIT” DHE FILOZOFI MË I RREZIKSHËM NË BOTË: Kush është Aleksandar Dugin dhe ç`kërkon në Maqedoni?
Artikulli tjetërShpallen fituesit e çmimeve OSCAR, ja kush është filmi, aktori dhe aktorja më e mirë