Ballina Teknologji MASAT E REJA TË FACEBOOK-UT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

MASAT E REJA TË FACEBOOK-UT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Facebook ka bërë të ditur se do të marrë masa shtesë për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të përdoruesve, pas skandalit “Cambridge Analytica” që goditi rrjetin e fuqishëm social.

Kompania e Mark Zuckerberg përmes këtyre ndryshimeve synon që parametrat e privatësisë të jenë më të lehta për t’u gjetur dhe përdorur.

“Përveç njoftimeve të bëra javën e kaluar nga Mark Zuckerberg, ne do të marrim masa shtesë në javët e ardhshme për t’u dhënë më shumë kontroll përdoruesve mbi të dhënat e tyre personale”, shkruan ky rrjet, që numëron më shumë se dy miliardë përdorues.

Pjesa më e madhe e këtyre përditësimeve janë parashikuar shumë shpejt dhe ngjarjet e ditëve të fundit vetëm kanë rritur rëndësinë e tyre.

Pas shpërthimit të skandalit, përfaqësuesit e kompanisë janë ftuar që të dëshmojnë në kongresin amerikan./shenja/

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse për një javë do të pini ujë me limon
Artikulli tjetërDO TË LËSHOHEN NË QARKULLIM MONEDHA TË LETRËS PREJ 10 DHE 50 DENARËVE