Ballina Aktualitet Kosovë Ministri i Listës Serbe merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë

Ministri i Listës Serbe merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë

Pavarësisht paralajmërimit se Lista Serbe do ta lëshojë Qeverinë, përfaqësues të kësaj partie po marrin pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila nisur në ora 11:00.

Ministri për Kthim dhe Komunitete , Dalibor Jevtiq, që njëhereshit është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës është parë të ketë hyrë në ambientet ku po mbahet mbledhja e sotme e Qeverisë.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Listës Serbe pas aksionit të Njësive Speciale të Kosovës i cili u realizua 3 ditë më parë në veri të vendit, ku arrestuan Marko Gjuriqin i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, kishin marrë vendim që të mos jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës./21Media/

@tn.lajmelokale
@tetovanews