Ballina Diaspora Shuhet Abdylmexhit Jusufi nga Nerashti, mërgimtari i parë shqiptar në tokën daneze

Shuhet Abdylmexhit Jusufi nga Nerashti, mërgimtari i parë shqiptar në tokën daneze

Të martën me datë 20 Mars 2018 në një nga spitalet e Kopenhagës, në moshën 82 vjeçare u nda nga jeta bashkëatdhetari Abdylmexhit Jusufi. Baca njihej në mesin e komunitetit shqiptar si Shqiptari i parë i migruar nga vendlindja në tokën daneze në vitin 1965.

Në fund të viteve 60-ta dhe fillimi i viteve të 70-ta, ku migrimi i shqiptarëve nga trojat tona ishte masive, Baca Abdylmexhit si njeri me përvoje i cili ishte i pari që kishte shkelë në tokën daneze, ai me gjithë kaçikun e tij i ndihmoi bashkëvendasit që vinin nga vendlindja në ato kohëra, si për t`u gjetur strehe, punë dhe çdo lloj nevojë që të kishin për t`u përshtatur sistemit danez.

Andaj me 23 Mars 2018, me nderime të larta dhe me dhimbje të madhe, komuniteti shqiptar i Danimarkës, kufomën e pa jetë të Bacës e përcolli për në vendlindje, ku ceremonia e varrimit apo lamtumira e fundit është bërë më 24 mars, ditë e shtunë në fshatin e lindjes së tij Nerasht te Tetoves.

 

Kujtim
Abdylmexhit Jusufi
5/10/1937-22/03/2018

Sot me nderrime bashkatdhetarët nga Danimarka i dhanë lamtumirën a fundit shqiptarit të parë i cili erdhi në Danimarkë.
Kush ishte Abdylmexhiti?

I lindur më 5/tetor/ 1937 në fshatin Nerasht komuna e Tearcës (Tetovë)

Shkollën fillore katërvjecare e mbaroi në Nerasht mandej vazhdoi shkollen (zanat) për muratorë e mbaroi me sukses.
Në vitet 1961-1963 ishte ushtarë, pas shërbimit tregonte se gjenerata e ushtarëve shqiptarë kishte vendosur ta festonin duke vëndosur mbi kokë plisat e bardhë por kjo u pa me sytë të keq nga UDB-ja e atëhershme dhe u damkos nga ana e pushtetit komunistë dhe kjo u reflektua tek punësimi, kërkojë punësim te dy fabrikat e njohura Jugohrom dhe Beton por “plisi”.?!

Më 1965 atëherë kërkoi vizë për në Amerikë,Francë e Gjermani ishte koha kurrë migronin shqiptarët dhe pasi u pajis me vizë gjermane e mori rrugën për në Oslo të Norvegjisë ku më heret kishin shkuar dy bashkë fshatarët Ali Abdiu, por me te arritur në Suedi e ndron mendjen kthehet për Danimarkë kurre pasi zbriti nga treni në (Hovedbanegård) pra stacioni kryesorë i Kopenhagës,si e vetmuar dhe i huaj edhe më bëhej sikur jam humbur, takova një plakë me emrin Rosa dhe më pyeti a ke nevojë për ndihmë mezi u mora veshtë me mimika më gjeti banesë, të nesërmen u dola jashtë dhe e shihja një oxhak fabrike u nisa në këmbë mendova se është afër por kishte qene shumë larg në qytezën Valby, aty u futa në punë si muratorë m’i bëri letrat e punës dhe punoja nga 48 orë në javë për punën m paguante 100kr në ditë nga këto para me postë ua dërgoja familjes,danezët në atë kohë ishin shumë të sjellshëm më ftonin nëpër darka e festa të tyre

Qëllimi im ishte të fitoja par para dhe të kthehem pas dy viteve në gurbet shkova në shtëpi te familja nëna nuk kishte dëshirë të kthehem prap por varfëria ishte shume ma e rëndë se kurbeti,tani u nisa përsëri për në Danimarkë por jo i vetmuar i mora Nureman Arifin nga Nerashti, Qemal Qemalin nga Sllatina, Iljaz Jakupin edhe një nga Dobroshti emri??

Ka qene viti 1967 kurse gjatë këtij viti ka muaji maj-qershor filluan me ardhë edhe disa të tjerë të cilët i strehova dhe ju gjeja punë atëher ishim shume human dhe kishte rregull i pranonim vendasit duke i pritur ne stacion edhe i strehonim e me ishqime dhe i punësonim jam munduar që cdo kujt t’i ndihmojë eh kështu ishte me nje vaktë e kurse tash jemi bërë shumë nisëm një u be bëmë tre sot disa dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjitha trojet shqiptare jetojne me familjet ne Danimarkë .

Lusim zotin që Abdylmexhitin ta pranojë ne xhehenet
I lehtë të qoftë dheu i tokës nënë.
Faleminderit lala (xhit)
Me respekt
Imer Memishi

@tn.lajmelokale
@tetovanews