Trafiku në një autostradë në Atlanta u rëndua për shkak të një tufe kuajsh që u “arratisën” nga vendi i tyre.
Shoferët pranë qendrës tregtare Dekalb kapën në video të shtunën në mëngjes tufën prej 10 kuajsh e cila bllokoi të gjithë autostradën.
Policia DeKalb ishte në gatishmëri për të ruajtur rendin mes kuajve dhe shoferëve, ndërkohë që pronarët e kuajve filluan punën në rikthimin e tyre në vendin ku u takon.
“Po kuajt tanë kanë vendosur të bëjnë një udhëtim deri në autostradë këtë mëngjes,” tha pronari i fermës në një post në Facebook.
“Faleminderit për durimin e të gjithëve, ndërkohë që i mblodhëm kuajt dhe një herë. Falenderoj policinë e DeKalb, e cila u përgjigj shpejt dhe me efikasitet.”
Fermeri tha se kuajt ishin në gjendje shumë të mirë, pa dëmtime. Ai tha se kuajt kishin ikur përmes një porte që kishte mbetur aksidentalisht e hapur.(tesheshi)