“Europa Nostra”, një federatë paneuropiane me aktivistë për ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave me vlera historike dhe kulturore, këtë të dielë lëshoi alarmin për shtatë objekte që janë në prag të zhdukjes.
Mes këtrye objekteve, “Europa Nostra” rendit edhe kishat bizantine të Voskopojës.
“Lufta, grabitjet dhe fatkeqësitë natyrore kanë dëmtuar seriozisht kishat bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, në jug-lindje të Shqipërisë. Ato janë kryevepra të stilit post-bizantin”, thotë Europa Nostra.
Alarmi i lëshuar nga kjo federatë ka zënë hapësirë edhe tek Euronews, që i ka kushtuar një artikull me titullin “Vizitojini para se të zhduken”.
Ndërkohë, gjashtë objektet e tjera që rrezikojnë seriozisht zhdukjen është fabrika më e vjetër e prodhimit të akullit në Portin i Peshkimit në Grimsby të Britanisë së Madhe, dikur porti më i mëdh i këtij lloji.
Lista vazhdon me qendrën historike të Vjenës. Planet për të ndërtuar disa pallate shumëkatëshe në këtë qytet, sipas aktivistëve do t’i merrnin frymën qendrës historike të kryeqytetit austriak, dikur kryeqendër kulturore botërore.
Në listë është përfshirë edhe një monument futurist i ndërtuar në Bullgari në vitin 1981 nga regjimi komunist. Monumenti ka rënë pre e grabitjeve, vandalizimit dhe erozionit.
Një tjetër objekt është edhe kazinoja Constanta në Rumani. E ndërtuar në brigjet e Detit të Zi në vitin 1910, ajo rrezikon të degradohet për shkak të braktisjes që prej fillimit të viteve 2000.
“Prinkipo” në Stamboll të Turqsë, dikur një jetimore greke. E ndërtuar e gjitha me dru ajo është ndërtesa më e madhe e këtij lloji. Që prej vitit 1964 nuk shërben më si e tillë.
Manastiri David Gareja në Gjeorgji. Aktivistët thonë se afresket, shpellat dhe punimet artistike janë duke u zhdukur në këtë kompleks, në të cilin nuk është vënë dorë prej dekadash.
Top Channel