Ballina Aktualitet Lajme Zaev konfirmon bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar

Zaev konfirmon bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar

Kryeministri Zoran Zaev ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime me Partinë Demokratike të Turqve (PDT) për zgjerimin e shumicës paralamentare, duke bërë të ditur se të martën pritet përfundimi i tyre.

Ai ka pohuar se është duke menduar që të ketë takime edhe me Lëvizjen Besa, edhe atë me të dy grupet, duke shpresuar se të dyjat do të bashkohen në një, pasi që deputetët e tyre bashkëpunojnë.

Zaev bëri të ditur se për këtë nuk ka bisduar me BDI-në, por thotë se ka pajtim të përgjithshëm që dera të mbetet e hapur për bashkëpunime të reja./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews