Ballina Aktualitet Lajme Zbulohet skandali: Ekspertiza për “Almirin”, nga ekspertë pa licencë (VIDEO)

Zbulohet skandali: Ekspertiza për “Almirin”, nga ekspertë pa licencë (VIDEO)

Ekspertiza neuropsikiatrike në rastin e Almirit është bërë nga ekspert ligjor pa licencë, zbulon televizioni Alsat. Branisllav Stefanovski ishte caktuar për ekspert në këtë rast, katër muaj pasi i kishte skaduar afati i licencës. Mbi bazën e ekspertizës së tij është bërë edhe rikualifikimi i lëndës për rastin e Almirit nga “Vrasje” në “Aksident me pasojë vdekjen”.

Nga prokuroria e Kumanovës nuk mbajnë përgjegjësi duke adresuar rastin në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Shkup e cila edhe cakton ekspertët ligjor.

Ky moment i ri ngrit dilemën nëse akuza do të mbetet e njëjtë apo nëse mbrojtja do të kërkoj ekspertizë të re.

@tn.lajmelokale
@tetovanews