Ballina Aktualitet Kultura 22 prilli festë për SHKA “Duflla” të fshatit Raçe, shënon dyvjetorin e...

22 prilli festë për SHKA “Duflla” të fshatit Raçe, shënon dyvjetorin e themelimit (VIDEO)

Shoqëria Kulturore Artistike “Duflla”-Raçe, shënon dy vjetorin e themelimit të saj, me 22 prill.

Me këtë rastë do të ketë një manifestim të begatë  kulturor dhe artistik, ku do të demonstrohen valle tradicionale dërvenase, ndërsa nga ana e grupit të folklorit do të këndohen këngë origjinale dërvenase, nga ana e anëtarëve të grupit “Duflla”.

Për këtë periudhë “Duflla”, ka ma marr disa çmime në festivale ndërkombëtare dhe rajonale, ndërsa këngët që interpretohen nga grup I folklorit janë vlerësuar lartë dhe kanë marr vendin e parë.

Shoqëria Kulturore Artistike “Duflla”-Raçe, është themeluar nga banorët e Raçes dhe veteranë të muzikës popullore po nga ky vendbanim. (Top News)

@tn.lajmelokale
@tetovanews