Ballina Aktualitet Lajme Almiri, sot fjalët përfundimtare të avokatëve

Almiri, sot fjalët përfundimtare të avokatëve

Sot në Gjykatën Themelore të Kumanovës priten fjalët përfundimtare të avokatit të familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq dhe avokatit të të akuzuarit Boban Iliqt, Stevan Pavllevski.

Pas publikimit të skandalit se kryerësit e ekspertizës neuropsikiatrike dhe asaj të qarkullimit kanë pasur licenca jovalide në kohën që kanë përgatitur ekspertizën, avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq pret që pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykata të sqarohet për këtë rast, ku dhe sipas nenit 397, paragrafi 1 i Kodit Penal, gjykata është e detyruar të hapë seancë të re për të qartësuar dilemën e licencave për ekspertët në këtë rast./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews