Ballina Aktualitet Lajme “Arrestimi i Metës”, Lu: Llalla gënjen! Rrezikon burgun për korrupsion

“Arrestimi i Metës”, Lu: Llalla gënjen! Rrezikon burgun për korrupsion

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka reaguar pas pretendimit të ish-kryeprokurorit Adriatik LLalla se diplomati amerikan i ka kërkuar arrestimin e presidentit Ilir Meta.

Në një reagim ekskluziv për News24, Lu thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg.

Lu deklaron se deklaratat e Llallës janë “gënjeshtra fyese dhe një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij, – thekson Lu. – Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, shprehet Donald Lu. /gazeta-shqip/

@tn.lajmelokale
@tetovanews