Ballina Bota Assad ia mbath pas kërcënimeve, zhvendoset në tjetër shtet

Assad ia mbath pas kërcënimeve, zhvendoset në tjetër shtet

Përderisa fuqitë perëndimore po kërcënojnë se do të sulmojnë Sirinë, mediat arabe kanë shkruar se Bashar al-Assad dhe familja e tij do të evakuohen në Teheran.

Amade News, një faqe interneti e opozitës iraniane, ka raportuar se presidenti sirian dhe familja e tij do të evakuohen së shpejti në Teheran, duke cituar burime brenda Gardës Revolucionare.

Ky veprim ka gjasa të ndodh për shkak të “panikut të krijuar”. Mediat ruse insistojnë se Assadi dhe familja e tij janë ende në Siri.
Në anën tjetër, mediat izraelite kanë raportuar se familja e Assad është larguar nga pallati në Damask me një autokolonë ushtarake ruse.

@tn.lajmelokale
@tetovanews