Ballina Aktualitet Lajme “BDI e Kumanovës” kërkon dorëheqje morale nga Ali Ahmeti

“BDI e Kumanovës” kërkon dorëheqje morale nga Ali Ahmeti

Revolta nga ngjarja e djeshme në Reçicë të Vogël ku humbi jetën një aktivist i BDI-së në Kumanovë, kurse dy të tjerë u plagosën, ka shkaktuar revoltë të madhe në Kumanovë dhe gjithandej te shqiptarët. Vlerësimet janë se BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti po e përdorin Kumanovën si poligon për eksperimente të ndryshme që realizohen në bashkëpunim me shërbime sekrete.

Revolta tani ka kapluar edhe vetë radhët e BDI-së ku gjithnjë e më hapur ka filluar të kërkohet dorëheqje e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. një kërkesë e tillë është publikuar edhe nga një profil në facebook “BDI Kumanovë”.

“Vrasja e vëllaut tonë nga hienat e etura për pushtet. Më së paku që duhet të bëjë në këto momente Ali Ahmeti është të japë dorëheqje morale”, shkruan në tekstin e publikuar në këtë faqe bashkë me fotografinë e Naip Rexhepit, i cili dje ndërroi jetë në incidentin e armatosur në Reçicë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews