Ballina Aktualitet Kosovë Borxhi publik i Kosovës shënon rritje

Borxhi publik i Kosovës shënon rritje

Borxhi publik i Republikës së Kosovës, vit pas viti po shënon rritje.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në shtator të vitit të kaluar borxhi i përgjithshëm ka arritur në rreth një miliard euro.

Nga kjo vlerë, 426 milionë euro llogaritet borxhi i jashtëm, kurse borxhi i brendshëm ka arritur rreth 540 milionë euro.

Po sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ishte 852.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 ka qenë rreth 750 milionë euro.

Kosova borxh të jashtëm më së shumti i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi 233 milionë euro, Bankës Botërore rreth 200 milionë euro.

Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi i Kosovës paraqitet 15.8 për qind e Bruto Produktit Vendor.

Serbia dhe Shqipëria radhiten në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me mbi 70 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind, dhe Bosnja dhe Hercegovina me mbi 40 për qind.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë

@tn.lajmelokale
@tetovanews