Ballina Aktualitet Lajme CIPRAS: GREQIA PËR HERË TË PARË ME VENDOSMËRI DËSHIRON ZGJIDHJE PËR EMRIN

CIPRAS: GREQIA PËR HERË TË PARË ME VENDOSMËRI DËSHIRON ZGJIDHJE PËR EMRIN

Greqia për herë të parë është kaq e vendosur për një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit me garanci se do të ketë zgjidhje përfundimtare, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras pas takimit me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Duke u përpjekur e themi këtë, se për herë të parë, me vendosmëri dëshirojmë të gjejmë zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit të Maqedonisë me garancinë se kjo çështje do të ketë zgjidhje përfundimtare”, tha Cipras.

Ndërsa duke u përgjigjur për rëndësinë e Greqisë në BE dhe rajon, kryeministri grek ka thënë se Greqia në vitet e fundit ka treguar dhe duhet të luaj rolin qendror në përpjekjet e Bashkimit Evropian që në të ardhmen të ngrit rolin e saj ndërkombëtar dhe rajonal si fuqi e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews