Ballina Bota Dalin në ankand syzet e 9 presidentëve amerikanë

Dalin në ankand syzet e 9 presidentëve amerikanë

Një set i shkëlqyer me 9 palë syze optike, të cilat i përkisnin presidentëve të SHBA, do të dalë në ankand në 26 prill të këtij viti.

Objektet e çmuara i përkisnin më parë presidentëve Harry S. Truman, Richard Nixon, Lyndon Johnson, Jimmy Carter, Gerald Ford, Ronald Reagan, Bill Clinton, Bush (ati) e Bush (i biri),

të gjitha të dhuruara tek doktor Spencer E. Sherman, përgjegjës i Muzeut të Oftamologjisë së San Franciscos.

Syzet, të cilat do të vihen në ankand nga Nate D. Sanders Auctions, janë të gjitha të vendosur në kornizë, shoqëruar me letrat e firmosura nga të njëjtët presidentë, të cilët konfirmojnë kështu autenticitetin e këtyre syzeve./oranews/

@tn.lajmelokale
@tetovanews