Ballina Bota Darka e korrespondentëve zemëron presidentin Trump

Darka e korrespondentëve zemëron presidentin Trump

Shoqata e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është fronti më i ri në betejën e hershme të presidentit Donald Trump me median.

24 orë pasi komediania Michelle Wolf thumboi keqazi Trump dhe ndihmësit e tij në televizion kombëtar, Trump tha se darka e përvitshme e korresponentëve ishte një turp.

Ndërsa performancën e Wolf e quajti për të ardhur keq. “Jepini fund kësaj tradite ose fillojeni nga e para”, shkroi ai në “Twitter”. Kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Por, shoqata lëshoi një deklaratë të rrallë, mbrëmjen e të dielës, duke shprehur keqardhje për performancën e Wolf.

Presidentja e shoqatës, Margaret Talev, nuk kërkoi falje, siç kishin kërkuar disa aleatë të Trump dhe gazetarë të Uashingtonit, por ajo tha se programi i një nate më parë kishte si qëllim të jepte një mesazh unifikues për angazhimin e përbashkët ndaj shtypit të lire duke nderuar civilizimin, raportimin e mirë dhe fitimtarët, e jo që të ndante njerëzit.

Fatkeqësisht, monologu i komedianes nuk ishte në shpirtin e këtij misioni – tha Talev.

Por, të tjerë, mbrojnë Wolf duke thënë se ajo nuk tha asgjë më shumë se të vërtetën.

Në performancën e saj, Wolf, thumboi vec të tjerësh sekretaren e shtypit në shtëpinë e bardhë, Sarah Sanders, këshilltaren e presidentit Kellyanne Conway dhe vetë mediat.

Fjala e saj u prit me një përzierje të qeshurash dhe heshtjeje të sikletshme nga audienca e përbërë nga gazetarë dhe të ftuar. Mëngjesi i të dielës, ishte i mbushur me komente që kundërshtonin njëri tjetrin.

Njëra palë kritikonte intolerancën liberale dhe tjetra sulmonte viktimizimin konservator.

Në një postim të dytë në “Twitter”, presidenti Trump ndërkohë shkruante” Darka e korrespondentëve të shtëpisë së bardhë ishte një dështim vitin e kaluar, por këtë vit është një turp për këdo të lidhur me të.

Vetë Trump zgjodhi të mos merrte pjesë në asnjë prej këtyre dy darkave, duke përmbysur një precedent presidencial që zgjat prej dekadash./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews