Ballina Aktualitet Kosovë DEBAT I TENSIONUAR NDËRMJET HASHIM THAÇIT DHE ALEKSANDAR VUÇIQIT

DEBAT I TENSIONUAR NDËRMJET HASHIM THAÇIT DHE ALEKSANDAR VUÇIQIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë diskutuar dje me tone në takimin pas dyerve të mbyllura të gjashtë presidentëve në Shkup në kuadër të Samiti të Bërdo Brijunit.

Siç merr vesh Klan Kosova bisedat më të nxehta kanë qenë mes dy presidentëve, atij kosovar e serb.

Madje Vuçiq ka thënë në takim se nuk i beson aspak Hashim Thaçit dhe këtu ka nxjerr në pah se si, sipas tij, Kosova nuk i ka konkretizuar asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Burimi i Klanit brenda takimit ka thënë se derisa presidentët tjerë janë shprehur të qetë dhe kanë folur për temat në përgjithësi, kanë qenë Thaçi e Vuçiq që kanë pasur shkëmbime jo edhe aq të qeta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews