Ballina Aktualitet Lajme DEKLARATA E ZAEVIT TRAZON POLITIKËN GREKE

DEKLARATA E ZAEVIT TRAZON POLITIKËN GREKE

Deklaratat e fundit të kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ishin arsye për grindje të reja mes pushtetit dhe opozitës në Greqi.

Përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re Jorgos Kumucakos, kërkoi përgjigje nga pushteti për çka saktë negocion, në çka reaguan nga pres shërbimi i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias se opozita detajisht ka qenë e njoftuar për pozitat greke në takimin Koxias-Kumucakos.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, çështja e emrit, edhe njëherë në Greqi ishte rast për trazirën e brendshme politike.

“Pas deklaratave të Zaevit për Agjencinë MIA, se Shkupi nuk bisedon për ndryshimin e Kushtetutës, as për emrin për përdorim të përgjithshëm, përkatësisht erga omnes, të gjithë grekët pyeten: për çka negocion Qeveria e Cipras, Kamenos, Koxias? Presim përgjigje përfundimtare”, thotë Jorgos Kumucakos, përgjegjës për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare.

Nga pres shërbimi i shefit të diplomacisë greke, përmes kumtesës përgjigjen se para dy jave, Nikos Koxias e ka njoftuar Jorgos Kumucakos për të gjitha ngjarjet rreth emrit.

“Gjithsesi nëse Demokracia e Re dëshiron të jetë opozitë vetëm sa të thuhet, duke i shfrytëzuar si argument deklaratat e kryeministrit të ndonjë vendi tjetër, në rast konkret të IRJM-së, ndërsa jo të kryeministri grek dhe ministrit grek të Punëve të Jashtme ajo është puna e tij. Por, kështu edhe njëherë e tregon madhësinë e papërgjegjësisë në menaxhimin me çështjet kombëtare”, kumtojnë nga pres qendra e Koxiasit, publikoi agjencia shtetërore greke ANA-MPA.

Siç publikoi mbrëmë MIA, një tekst të shpallur në gazetën greke “Ta nea”, për bisedat e emrit dhe gjoja tregtimin mes Athinës dhe Berlinit, gjithashtu shkakton reagime dhe akuza të ndërsjella të relacionit pushtet-opozitë në Greqi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews