Ballina Aktualitet Ekonomi “Deutsche Bank” transferon gabimisht 28 miliardë euro

“Deutsche Bank” transferon gabimisht 28 miliardë euro

Por, edhe pse gabimi ka qenë shumë i madh, dëme nuk kishte, sepse transaksioni ishte anuluar pas vetëm disa minutave

Banka më e madhe gjermane “Deutsche Bank”, ka bërë një gabim, duke transferuar plotë 28 miliardë euro.

Kjo kishte ndodhur para festës së Pashkëve, por është konfirmuar sot në mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Banka i kishte dërguar këto para më 16 mars, në një tjetër llogari të Deutsche Bank tek Eurex që merret me këmbimin e derivateve dhe jo tek një klient, i cili po priste një shumë të vogël.

Por, edhe pse gabimi ka qenë shumë i madh, dëme nuk kishte, sepse transaksioni ishte anuluar pas vetëm disa minutave.

Ky gabim ndodhi në ditët e fundit të shefit ekzekutiv, John Cryan, i cili del në pension.

@tn.lajmelokale
@tetovanews