Ballina Aktualitet Lajme Dimitrov dhe Kocias mund të takohen sërish në Shkup

Dimitrov dhe Kocias mund të takohen sërish në Shkup

Kryediplomatët Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias mund të takohen përsëri më 12 prill në Shkup, njoftojnë mediat greke.

Megjithatë, burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, për MIA thonë se nuk është ende nuk është caktuar një datë për një takim të ri të krerëve të diplomacisë së Maqedonisë dhe të Greqisë.

Mediat greke komentojnë se java e ardhshme do të jetë çelësi për negociatat dhe në këtë kontekst përfshihet edhe takimi i ri i dy ministrave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews