Ballina Bota Dy luftanije ruse, me tanke e autoblinda drejt Sirisë (VIDEO)

Dy luftanije ruse, me tanke e autoblinda drejt Sirisë (VIDEO)

Dy luftanije ruse të mbushura me autoblinda dhe armë tjera janë parë duke lundruar drejt Sirisë, pasi të premten mbrëma SHBA-të së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën, kryen sulmet ajrore duke shkatërruar tri fabrika ku prodhoheshin armë kimike

Luftanija e tipit “aligator” është fotografuar duke kaluar nëpër Bosfor gjatë të dielës, derisa bota është duke pritur përgjigjen e Vladimir Putinit pas sulmeve ajrore të kryera mbi Sirinë.

Këto anije ishin nisur drejt bazës ushtarake ruse Tartus në pjesën veriore të bregut sirian. Brenda këtyre anije luftarake kishte radarë, tanke, autoblinda dhe autoambulanca.

Anija e dytë luftarake ruse RoRo Alexandr Tkachenko, gjithashtu është fotografuar duke lëvizur me shpejtësi të madhe nën urën Bosfor. Gjatë të premtes mbrëma SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kanë realizuar sulmin ajror kundër regjimit të Bashar al-Assad, i cili javë më parë kishte vrarë 75 civilë duke i sulmuar me armë kimike., përgatiti Express.

@tn.lajmelokale
@tetovanews