Ballina Aktualitet Kosovë E jashtëzakonshme: Në Restelicë të Kosovës bora ka arritur trashësinë 4 metra...

E jashtëzakonshme: Në Restelicë të Kosovës bora ka arritur trashësinë 4 metra (VIDEO)

Edhe pse po hyjmë në muajin maj, në disa vende malore të Kosovës vazhdon prezenca e borës.

Në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ende prezencë të borës madje me trashësi shumë të madhe.

Në një pjesë të këtij vendi malor trashësia e borës është rreth katër metra edhe pse ka më shumë se një muaj që ka përfunduar dimri.

Në një “gropë” ku stuhitë e kanë mbledhur borën dhe rrezet e diellit nuk arrijnë të depërtojnë gjatë gjithë ditës, megjithatë bora vazhdon të jetë prezente.

@tn.lajmelokale
@tetovanews