Ballina Aktualitet Lajme Edhe të plagosurit e tjerë janë nga Kumanova (VIDEO)

Edhe të plagosurit e tjerë janë nga Kumanova (VIDEO)

Përveç vdekjes në vendngjarje të Naip Rexhepit nga Kumanova, i plagosur rëndë sonte në Reçicë të Vogël ka mbetur edhe S.R. dhe F.M., që të dy nga Kumanova. Ky i fundit, për shkak të plagëve serioze, është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në ndërkohë, policia tashmë ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje. Aktualisht, forca të mëdha policore po mbajnë në rrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews