Ballina Bota Erdogan: Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më të forta në...

Erdogan: Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më të forta në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe më të zhvilluar ekonomikisht në botë.

“Ëndrra jonë është ta vendosim Turqinë në dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe me ekonomi më të zhvilluar”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së 80 shkollave dhe 59 sallave të edukatës fizike në Stamboll.

“Ashtu siç rritet, zhvillohet dhe forcohet Turqia, ashtu edhe ndryshon natyra dhe sasia e problemeve me të cilat përballemi. Puna jonë nuk është aspak e lehtë”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdogan foli edhe për operacionin ushtarak “Dega e Ullirit”, më saktësisht, për numrin e terroristëve të cilët Turqia i ka neutralizuar në kuadër të këtij operacioni, raporton Anadolu Agency.

Kreu i shtetit turk tha se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 3.872 terroristë./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews