Ballina Aktualitet Opinione Fakte dhe të dhëna: Në Kosovë rolin e serbit e luan droga

Fakte dhe të dhëna: Në Kosovë rolin e serbit e luan droga

Nga Bashkim Kastrati

Deri dje, afro 20 vite më parë, kosovarët vuanin serbin mbi qafë.

Por në kushte lirie nisën të vuanin disa flama sociale mes të cilave dhe drogën.

Numri i personave të përdorim substanca narkotike është i madh dhe ka trend rritjeje. Ky konstatim vjen nga organizata “Labirint”, e cila merret me parandalimin dhe trajtimin e atyre që përdorin narkotikë.

Në vitet e fundit, fatkeqësisht numri i drograave të reja që po përdorën në Kosovë është duke u rritur. Ndërsa më shqetësues është fakti se ka fëmijë të moshës së vogël që kanë filluar përdorimin e tyre.

Sipas statistikave që qendra “Labirinti” posedon, rreth 20 për qind e nxënësve në shkolla përdorin substanca narkotike. Në gjithë Kosovën thuhet se janë rreth 5 mijë përdorues të drograve në mënyrë aktive.

Drejtues të organizatës “Labyrinth”, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se aktualisht ndër drograt me të përdorura janë: marihuana, ekstazi, kokaina dhe kombinimi i këtyre substancave me alkool është po ashtu shuma i përhapur.

“Mosha mesatare e personave të regjistruar në databazen tonë është 28.1. Kurse, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drograve është 16 vjeç. Në rastin me ekstrem që kemi pasur ka qenë në moshën 12 vjeç kur ka filluar përdorimin e marihuanës”, thuhet në përgjigjen e “Labyrinth”.

Kjo organizatë ka vërejtur se në kohën e fundit në Kosovë ka filluar të përdoret edhe një drogë e panjohur deri më tani, e që quhet DOC.

“Sa i përket drogës DOC, është një drogë sintetike që i përket klasifikimit të drogave halucinogjenike, efektet zgjasin prej 12 deri në 24 orë dhe shkakton halucinacione vizuale shumë të forta. Nuk është shumë e përhapur, sido që të jetë ka raste ku shitet edhe si LSD për shkak të formës dhe efekteve të ngjashme”, thuhet në përgjigjen e “Labyrinth”.

Drejtuesit e kësaj organizate thonë se ka trende të ndryshme për drogra të ndryshme. Nëse e krahasojmë përdorimin e drogës të heroinës atëherë ka pasur një zbritje shumë të dukshme, ndërsa sa i përket drograve si ekstazi, kokainë the marihuanë ka pasur një rritje të përdorimit dhe ulje të moshës të fillimit të këtyre drograve.

Ndërsa sa i përket përdorimit të drograve në komuna të ndryshme në nivel të Kosovës, nuk ka ndonjë statistikë që ka dalë nga ndonjë hulumtim, por në bazë të rasteve që trajtohen nga “Labirinti” janë identifikuar edhe qytetet ku përdorën më së shumti substanca narkotike.

“Sipas të dhënave tona dhe vëzhgimeve tona në terren, del se Prishtina është vendi me më së shumti përdorim të drogave. Pas Prishtinës vijnë Prizreni, Gjilani, Ferizaji, Mitrovica, Peja, etj”,thonë drejtuesit e “Labyrinth”.

Duhet theksuar se organizata “Labyrinth” ofron këto shërbime të trajtimit të varësisë nga drogat dhe alkooli: Këshillim dhe psikoterapi individuale, këshillim dhe psikoterapi familjare dhe në qift, detoksifikim ambulator për drogat opiate, Terapi mbajtëse me metadon (pa pagesë), Përshkrim i barërave dhe konsulta me psikiatrin, teste të shpejta për detektimin e drogës në organizëm, programe të strukturuara për parandalimin e rikthimit në droga (relapse) etj.

Ndryshe, në Kosovë nuk ka ndonjë program të veçantë permanent për parandalimin e drogave te të rinjtë, posaçërisht në shkolla.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të rendit që të parandalohet përdorimi dhe shitja e drograve në përgjithësi dhe në mjedise në afërsi të shkollave në veçanti, organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja e të rinjve deri te shitësit e drograve, nuk është e vështirë, gjë që, sipas tyre, është shumë shqetësuese. (tesheshi)

@tn.lajmelokale
@tetovanews