Ballina Aktualitet Lajme FETAI: DO TË BËJMË GJITHÇKA QË TË DIHET E VËRTETA

FETAI: DO TË BËJMË GJITHÇKA QË TË DIHET E VËRTETA

Shtrirja në spital e Fejzi Azirit, e ka shtyrë seancën pë rastin “Monstra”.

Mungesa e të akuzuarit Aziri në këtë rast, ka shtyrë edhe paraqitjen e parë të prokurores Fatime Fetai, meqë dosja i kaloj Prokurorisë Publike Speciale.

Pas shtyerjes së seancës së sotme të rastit “Monstra” dhe që u caktua për më 15 maj, prokurorja Fatime Fetai në mënyrë të prerë për mediat tha se PPS-ja do të bëjë gjithçka që të mësohet e vërteta për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës

“Mund të them vetëm se do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset njerëzore, teknike dhe materialer që ta konfirmojmë të vërtetën”, tha prokurorja Fatime Fetai.

Ndryshe, sot seanca e rastit është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit, Fejzi Aziri i cili është i sëmurë./tv21/