Ballina Bota Furgoni merr përpara kalimtarët në Kanada, shkon në 9 numri i viktimave...

Furgoni merr përpara kalimtarët në Kanada, shkon në 9 numri i viktimave (VIDEO)

Një furgon i bardhë hyri mes turmës së kalimtarëve në Toronto. Sipas policisë, janë përfshirë rreth 10 kalimtarë, dhe dyshohet se 9 persona kanë humbur jetën . Policia ka mbyllur dy rrugët me të cilat kryqëzohet vendi ku ndodhi aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 me orën lokale ose 19:30 me orën tonë. Për momentin nuk ka informacione të qarta nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.

Automjeti u largua nga vendi i ngjarjes pas incidentit, në kryqëzimin e Yonge Street dhe Finch Avenue, thotë policia dhe autori u kap pak minuta pas ngjarjes. Nuk jepet asnjë informacion për të. Policia i ka kërkuar publikut të shmangë zonën dhe shërbimet e metrosë janë ndalur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews