Ballina Bota Gara ma varka përfundon tragjikisht, 17 të vdekur në Kinë

Gara ma varka përfundon tragjikisht, 17 të vdekur në Kinë

Një garë me varka ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Shtatëmbëdhjetë veta kanë vdekur nga aksidenti i ndodhur me varka në jug të Kinës, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Aksidenti i varkave që quhen “dragon” besohet të jetë shkaktuar nga rrymimet e forta.

Varka e gjatë dhe e drejt e mbushur me pedalistë u kthye mbrapshtë të shtunën dhe gjithashtu edhe një tjetër që arriti në vendin e ngjarjes u përmbys, thuhet nga mediat kineze.

Në total, gati 60 veta kishin mbetur në ujë, në lumin e qytetit Guilin.

Por, 40 veta arritën të shpëtonin, pasi u nxorën jashtë nga varkat.

Kishte mbi 200 shpëtues që u dërguan të ndihmojnë, shkruan agjencia e lajmeve Xinhua.

Gara me varka dragon është e famshme në Kinë dhe pjesë tjera të Azisë, ku gjatë Festivalit të Varkave Dragon në Kinë është ditë kombëtare pushimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews