Ballina Aktualitet Lajme GJUKANOVIQ: JEMI TË PAMPOSHTUR!

GJUKANOVIQ: JEMI TË PAMPOSHTUR!

“Ne jemi të pamposhtur!”. Me këto fjalë Milo Gjukanovic përshëndeti zgjedhjet e kësaj të diele në Mal të Zi dhe deklaroi fitoren e tij pa qënë nevojë që vendi të shkojë në një raund tjetër balotazhi.

Sipas tij, rezultati i qartë tregon se vizioni dhe programi i tij në krye të Malit të Zi është i duhuri. “Konfirmohet se jemi në rrugën e duhur dhe drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian”, tha ai.

Gjukanovic falenderoi qytetarët që e votuan, ata që morën pjesë në zgjedhje dhe aleatët që e mbështetën, mes të cilëve edhe shqiptarët, ndërsa përcolli edhe një mesazh për rivalët.

“Rezultati tregon qartë dhe është një mundësi që të reflektoni e të rishqyrtoni bindjet e tuaja. Asgjë nuk mund të arrihet politikisht duke mohuar gjithcka që Mali i Zi ka arritur deri më tani”, vijoi ai në mesazhin e vet.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar dhe Gjukanovic është shpallur fitues me 53.8 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt, Mladen Bojanic, ka siguruar vetëm 33.5 për qind.

Për Gjukanoviç kanë votuar edhe shqiptarët. Analistët shqiptarë në Ulqin thonë se kjo është zgjidhja për të shpëtuar jo vetëm shqiptarët, por gjithë politikën e rajonit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews