Ballina Aktualitet Kosovë Gjuriq sot në Kosovë, mësohet vendi ku do të qëndrojë

Gjuriq sot në Kosovë, mësohet vendi ku do të qëndrojë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot do të vijë në Kosovë.

Gjuriq, sipas mediave në Serbi do të marr pjesë në liturgjinë e Pashkëve ortodokse që mbahet në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan.

Leja për të ardhur në Kosovë i është dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi ka thënë se kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Rregullat do t’i respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë Vuniqi.

Gjuriq më 26 mars është arrestuar në veriun e Mitrovicës pasi që kishte hyrë në Kosovë ilegalisht, sepse atij i ishte ndaluar hyrja.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar zyrtarin serb derisa ishte në një tubim në veri të Mitrovicës dhe i njëjti pasi që është sjellur në Prishtinë është dërguar deri në kufirin në Merdar për t’ua dorëzuar autoriteteve serbe.

Ky veprim ka shkaktuar indinjatë tek serbët e Kosovës gjë që ka bërë që Lista Serbe të dal nga koalicioni qeverisës./pe/

@tn.lajmelokale
@tetovanews